Edon Zhegrova e ka ndërruar menaxherin dhe i është bashkuar Hasan Çetinkaya/HCM.
Ylli kosovar i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 9 asistime në këtë sezon në Ligue 1 duke bërë paraqitje mjaft të mirë, ndërsa gjatë verës mund të transferohet në një klub më të madh evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Zhegrova ka nënshkruar tashmë me një menaxher të madh dhe gjithçka është kompletuar
Ai do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës gjatë verës që vjen.
Për shkak të lëndimit të nyjës së këmbës, “Messi kosovar” nuk do të mundë ta ndihmojë Lillen sonte në Ligën e Konferencës kundër Aston Villës.
Pa dyshim, 25 vjeçari është futbollisti kosovar më në formë i momentit.