Zhegrova e ndërron menaxherin, gati për hapin e radhës

Prishtinë | 18 Pri 2024 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova e ka ndërruar menaxherin dhe i është bashkuar Hasan Çetinkaya/HCM.

Ylli kosovar i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 9 asistime në këtë sezon në Ligue 1 duke bërë paraqitje mjaft të mirë, ndërsa gjatë verës mund të transferohet në një klub më të madh evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

Zhegrova ka nënshkruar tashmë me një menaxher të madh dhe gjithçka është kompletuar

Ai do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës gjatë verës që vjen.

Për shkak të lëndimit të nyjës së këmbës, “Messi kosovar” nuk do të mundë ta ndihmojë Lillen sonte në Ligën e Konferencës kundër Aston Villës.

Pa dyshim, 25 vjeçari është futbollisti kosovar më në formë i momentit.

Të ngjashme