Zhegrova e shpërndan videon e driblimit maestral që ia bëri lojtarit të PSG-së

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova ka qenë protagonist në ndeshjen e fundit të Lillet kundër Paris Saint-Germainit.

Ylli kosovar ishte i pandalshëm për lojtarët parisienë në barazimin 1:1 të fundjavës që shkoi.

Dje përfaqësuesi kosovar e postoi një video ku shiheshin aksionet dhe lëvizjet e tij magjike të lojës me kampionin aktual të Francës.

Ndërsa sot, 24 vjeçari e bëri një tjetër postim në rrjetin social, Instagram, ku shihet duke e kaluar me lehtësi dhe me mjeshtëri futbollistin kundërshtar, të cilin “e la në gjumë” pasi ia futi topin mes dy këmbëve.

Për më tepër, këtë kryevepër të Zhegrovës mund ta shihni në videon më poshtë.

Të ngjashme