Edon Zhegrova ka vendosur t’i bëjë dhuratë për ditëlindje nënës së vet një gol të bukur, të cilin e shënoi në fitoren e Baselit kundër Luzernit të shtunën në Superligën e Zvicrës.
Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës Zhegrova e shënoi golin e tretë të Baselit, vetëm disa minuta pasi u fut në fushë nga stoli në dhjetë minutat e fundit të triumfit të Baselit në St. Jakob-Park.
21-vjeçari shënoi nga afërsia duke e çuar topin në cepin e poshtëm të këndit të djathtë të portierit, pas një aksioni që e kishte nisur vet në bashkëpunim me Fabian Frei.
Ky ishte vetëm goli i dytë i Zhegrovës në 22 paraqitje në ligën elitare zvicerane këtë sezon.
Më vonë në rrjetin social Instagram, ai zbuloi një mesazh që ia kishte dërguar të ëmës, Sanije Zhegrova, ku i tregonte se gol i kushtohej asaj si dhuratë për ditëlindje.