Zhiviq takon homologët në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Slloveni

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit “AGRA – 2019”, e cila po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë, e cila u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë.

Në këtë panair, Zhiviq u takua me ministrat e Bujqësisë nga vendet pjesëmarrëse në konferencën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, me të cilët ajo diskutoi bashkëpunimin në fushën e prodhimit bujqësor dhe industrisë ushqimore.

Me këtë rast, ajo vizitoi stendat e ekspozuara në këtë panair dhe pati mundësi të bashkëbisedojë me disa nga ekspozuesit.

Fokusi i panairit të këtij viti është digjitalizimi në bujqësi dhe përpunim. Për më tepër, AGRA po i kushton vëmendje të veçantë bujqësisë organike këtë vit.

Ndryshe, Panairi i 57-të Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit “AGRA – 2019” do të mbahet deri më 29 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme