Në prezencë të familjarëve, para pak orëve është zhvarrosur trupi i Sevdije Kuklecit, e cila ka ndërruar jetë pak ditë më parë siç është raportuar nga virusi Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.
Familja dyshon se Sevdije Kukleci ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Sot është zhvarrosur trupi i S. Kukleci me kërkesë të familjes, pasi ata dyshojnë në arsyen e vdekjes dhe kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni. Ju e dini që janë bërë testet për 20 familjarët dhe personat e kontaktit më të, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Po ashtu, sot janë bërë teste edhe për personat më të largët”, ka deklaruar Osmanaj.
E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.
Pasi gjendja e saj nuk ishte stabile, nga Istogu ajo u dërgua për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për dy ditë.
Në videon më poshtë, që është siguruar nga “Rtv Fontana”, mund të shihni disa momente nga zhvarrimi i së ndjerës.