Zhvillim shokues në UFC 223, Khabibi me kundërshtar të ri

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 13:08 | Nga

Dueli i Tony Fergusonit me Khabib Nurmagomedovin është paraparë të jetë një prej ngjarjeve të vitit në UFC, fituesi është paraparë të marrë titullin botëror nga Connor McGregor, cili nuk kishte pranuar që të mbrojë titullin në oktagon dhe ngjarje pritej të siguronte miliona abonime televizive dhe para tjera nga reklamat.

Mirëpo, një zhvillim i papritur dhe shokues ka ndryshuar rrjedhën e UFC 223, që ishte gati të anulohej deri dje.

Tony Ferguson ka raportuar se është lënduar, ka shqyer ligamentin e gjurit dhe është detyruar të tërhiqet nga dueli.

Kjo nuk do të ishte aq problematike sikur të mos ishte hera e katërt që dueli midis Fergusonit dhe Nurmagomedovit anulohet për arsye të ndryshme.

Promotori Dana White ka pohuar se UFC nuk do të organizojë më asnjëherë duel midis këtyre luftëtarëve, kurse duelin e shpëtoi bga anulimi dhe dështimi total, lajmërimi i Max Hollowayit si sfidues.

Holloway (19-3 në MMA dhe 15-3 në UFC) do të duelojë më Nurmagomedovin dhe shansin për këtë luftë e ka pranuar menjëherë. Mediat raportojnë se Holloway, as nuk ka negociuar, as nuk ka komplikuar shumë punë, por e ka pranuar luftën me të parën.

Të shtunën në mbrëmje në Ameirkë, gjegjësisht të dielën në mëngjes sipas kohës sonë pritet të zhvillohet ky meç, fituesi i i të cilit mund të fitojë të drejtën për të qenë kundërshtari i ardhshëm i Conor McGregorit, kur irlandezi të vendosë të kthehet në kafaz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme