Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen e tij në organizatën kriminale të ‘Habilajve’.
Burime nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur sot se në lidhje me dosjen ‘Tahiri’, është marrë në pyetje truproja i ish-ministrit të Brendshëm.
Truproja është thirrur me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.
Po ashtu në pyetje janë marrë dhe dy efektivë të Policisë së Vlorës./syri.net