Zhvillimet e fundit, takohen Kurti e Bahtiri

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 18:13 | Nga

Zhvillimet e fundit politike dhe diskutimet rreth korrigjimit të kufijve, kanë bërë bashkë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me kryetarin e komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Në një postim në rrjetin social facebook, kryetari Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka shkruar se “Mitrovica ka vuajtur shumë nga politikat e ndarjeve”.

Ai ka shkruar se me kryetarin LVV-së Albin Kurtin kanë biseduar për disa çështje të aktualitetit politik.

Postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Koha për bashkim!

Pata kënaqësinë sot të takohem me liderin e VV-së, z. Albin Kurti, ku bashkëbiseduam për disa çështje nga aktualiteti politik në Kosovë.

Mitrovica ka vuajtur shumë nga politikat e ndarjeve. Nuk ka vend për ndarje të reja. Ata që e duan Kosovën, do të bashkohen, ashtu si unë dhe Albini, përtej ndarjeve partiake, dhe do t’i themi jo zvogëlimit të territorit kombëtar e kontestimit të shtetësisë e pavarësisë.

Shqiptarët janë autoktonë edhe në veri të Ibrit edhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ne duhet të kujdesemi për të dyjat duke punuar për të dyjat, e jo sikur dikush që vetëm flet e realisht nuk i intereson konkretisht për asnjërën, por veç për veten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme