Zhvillimet me vota në Mitrovicë, PDK-ja thërret konferencë

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, do të mbajë sot një konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit dhe situatën paszgjedhore në Mitrovicë.

Konferenca mbahet me fillim nga ora 12:00.

Ky subjekt njofton se në të do të paraqiten qëndrimet e PDK-së lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë.

“Në konferencë do të paraqiten qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë dhe hapat institucionalë që po ndërmerren për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve”.

Të ngjashme