Zhvillimet në Parlamentin Studentor, reagon UP-ja

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Organizatat studentore të cilat deri tani ishin në opozitën e parlamentit studentor kanë ndërmarrë një aksion me të cilin duan të rrëzojnë nga pozita organizatat aktuale që qeverisin me parlamentin studentor.

Mirëpo për ta arritur këtë është dashur që të tërheqin në krahun e tyre deputetë të cilët deri tani kanë qenë pjesë e pozitës gjë që ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe ndërmjet grupeve studentore si dhe ka bërë që bordi i UP-së të mbajë edhe mbledhje te jashtëzakonshme për ta rregulluar situatën e krijuar.

Me gjithë këtë situatë të krijuar në Parlamentin Studentor në UP, ditën e sotme Këshilli Drejtues shqyrtoi të gjitha rrethanat e krijuara dhe vendosi për zgjidhjen e situatës në përputhje me Rregulloret në fuqi.

“Në të njëjtën kohë, Këshilli Drejtues u bën thirrje të gjithë studentëve, dhe në veçanti përfaqësuesve të Parlamentit studentor, që në përpikëri të respektojnë Rregulloren e punës së Parlamentit të studentëve, të respektohen vendimet Këshillit drejtues, për më tepër të gjejnë mënyra për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe të distancohen nga çdo ndikim i jashtëm”, thuhet në komunikatën për media nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme