Zhvillimet politike, Basha mbledh kryesinë e PD-së

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Kreu i opozitës, Lulzim Basha mbledh pasditen e sotme Kryesinë dhe ish grupin parlamentar demokrat. Mbledhja do të ketë në fokus situatën aktuale politike në vend dhe vjen vetëm 1 ditë pasi Kuvendi miratoi paketën anti-shpifje, por edhe pas dënimit të ish deputetit Ervin Salianji.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për propozimin e opozitës parlamentare në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore, për të ndryshuar sistemin në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Deri më tani, grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore, ende nuk ka diskutuar për çështjen e sistemit elektoral. Partitë aleate të demokratëve kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme kthimin tek listat e hapura.

Të ngjashme