Ekonomia Online
FUNDIT

Zidane e dëshiron Pogban këtë verë

Zidane e dëshiron Pogban këtë verë

Menaxheri i Real Madrid, Zinedine Zidane, dëshiron që klubi i tij ta nënshkruajë yllin e Manchester United, Paul Pogban, gjatë verës së këtij viti. Los Blancos kanë qenë prej kohësh të lidhur me mesfushorin francez dhe Djajtë e Kuq tani pritet që t’ia zbresin çmimin prej 100 milionë eurosh futbollistit në fjalë, shkruan Goal, transmeton […]

Menaxheri i Real Madrid, Zinedine Zidane, dëshiron që klubi i tij ta nënshkruajë yllin e Manchester United, Paul Pogban, gjatë verës së këtij viti.

Los Blancos kanë qenë prej kohësh të lidhur me mesfushorin francez dhe Djajtë e Kuq tani pritet që t’ia zbresin çmimin prej 100 milionë eurosh futbollistit në fjalë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Përhapja e koronavirusit e ka vështirësuar procesin e transferimeve këtë verë. Sidoqoftë Zidane nuk dëshiron të presë edhe një sezon tjetër për të përvetësuar Pogban.


Të ngjashme