Zidane i zemëruar me lëndimet e shumta

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Zinedine Zidane ka shprehur frustrimin për numrin në rritje të lëndimeve te Real Madridi këtë stinor, pasi është mësuar se mbrojtësi Ferland Mendy do të humbasë ndeshjen e së mërkurës, që skuadra madrilene e luan si mysafire e Osasunas.

Real Madridi ka pasur një fillim të vështirë të stinorit, ku lojtarët e tjerë të skuadrës së parë kanë marrë më tepër se dhjetë lëndime, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mbrojtësi francez, Mendy, ka marrë lëndim të muskulit, që është i dyti që kur iu bashkua Realit këtë verë nga Lyoni.

“Më mërzit shumë pasi nuk dua që lojtarët e mi të lëndohen, por është pjesë e futbollit”, ka thënë Zidane në konferencë për media. “Shpresoj të jetë vetëm një nga ato gjërat e vogla që mund të ndodhin, pasi ndeshjet në këtë nivel marrin shumë nga secili. Jam i zemëruar që Ferland do të mungojë sërish pasi po luante mirë dhe ishte i lumtur. Duhet të kemi durim dhe të lëmë atë të rikuperohet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme