Juventusi thuhet se ka kontaktuar përsëri trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, duke i kërkuar atij që të marrë vendin e Maurizio Sarrit nga sezoni i ardhshëm.
Kjo sigurisht nuk është hera e parë që Zidane është lidhur me rolin e trajnerit të Juve, veçanërisht pasi ai luajti në Torino nga vitit 1996 deri më 2001.
Sipas mediumit francez le10sport.com, Zonja e Vjetër i ka dërguar sinjale rrethit të Zidane, pasi e duan në klub pas raporteve jo të mira me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.
Zidane tashmë ishte largua nga Los Blancos në maj të vitit 2018, pasi kishte fituar tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve, për t’u rikthyer në mars 2019.
Trajneri francez nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2022, por raportet vazhdojnë të sugjerojnë se ai nuk pajtohet me klubin për strategjinë e tyre për të ecur përpara.
Kjo do të ishte një goditje për klubin nga Santiago Bernabeu, i cili tashmë humbi Cristiano Ronaldon te Juventusi.
Në anën tjetër, në të kaluarën as Zidane nuk e ka fshehur dëshirën për ta drejtuar klubin italian në të ardhmen.