Zidane nuk e do transferimin e Neymarit te Real Madridi

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 18:39 | Nga

Zinedine Zidane ka intervenuar personalisht për ta bllokuar transferimin e Neymar te Real Madridi, shkaku i frikës se yjet e mëdha si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema, do të hidhërohen.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain besohet se do të kalojë në verë te Real Madridi.

Lojtari vetëm këtë edicion u largua nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove, ndërsa ka një klauzolë lirimi për shumën përafërsisht të njëjtë.

Dario goal shkruan se Zidane ka vënë veton për mos transferimin e brazilianit.

Më parë është besuar se Ronaldo kishte miqësi të mirë me 25-vjeçarin Neymar. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’ me Lionel Messi.

Nëse Neymar kalon te Real Madridi mund t’i prish marrëdhëniet me Lione Messin.

Neymar e ka nervozuar argjentinasin kur ka pozuar me Roanldon në mbrëmjen e ‘Fifa Best Awards’ e mbajtur në tetor.

Në mesin e gjithë këtyre gjërave është shqetësimi i Zidanes.

Gareth Bale është i lidhur me një kalim në Manchester United, dhe kjo mund t’i hap rrugën Neymarin.

Neymar deri më tani ka shënaur 11 gola ën 13 ndeshje në Ligue 1.

PSG dhe Real Madridi do të përballen mes veti në shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme