Zinedine Zidane ishte një nga emrat që përmendej si alternativë për stolin e Man United.
Zizou, i papunë që kur la skuadrën e Real Madridit, lidhej me mundësinë për të marrë drejtimin e stolit të kombëtares së Francës, PSG-së apo edhe Man Unitedit.
Ai së fundmi ka treguar se pse nuk shkoi te Man United. Një nga arsyet është gjuha. Ai thotë se nuk e njeh aq mirë anglishten.
“Kur isha lojtar, mund të zgjedhja thuajse secilin klub. Si trajner, nuk janë 50 klube që mund t’i zgjedh. Janë dy apo tri mundësi. Nëse shkoj te një klub, shkoj për të fituar. Kjo është pse nuk shkoj gjithkund. Për arsye të tjera po ashtu. Si gjuha për shembull”, ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.
“Kur njerëzit më pyesin pse nuk shkon te Manchester United? Unë kuptoj angisht, por nuk e zotëroj aq mirë”, shtoi francezi. “E di se ka trajnerë që shkojnë te klube ku nuk e flasin gjuhën, por unë punoj ndryshe”, ishin fjalët e Zizou.
Zidane vazhdon të jetë pa skuadër. PSG është afër marrëveshjes me trajnerin e ri. Duket se Zizou është në pritje të fundit të Kupës së Botës për të marrë stolin e Francës.