Zijadin Sela, ka thënë se kryeministri dhe qeveria duhet të japin dorëheqje pas ikjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, ka thënë se kryeministri dhe qeveria duhet të japin dorëheqje pas ikjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.
Qeveria dhe Kryeministri duhet menjëherë të jap dorëheqje dhe të zgjidhet Qeveri ekspertësh, dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Zijadin Sela.
“Vazhdon teatri që u servua në opinion javën e kaluar, ndërsa tani vazhdon akti i dytë. Po ndodh ajo që ne e kemi paralajmëruar disa herë si parti, kapja e gjyqësorit nga LSDM sikur e bëri VMRODPMNE-ja, për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe formim të qeverisë ekspertësh, e cila do të mundësojë reforma në gjyqësi dhe zbardhje të këtyre skandaleve”.
“Ikja e Gruevskit nuk është e para, por gjithë ata që duhej të përgjigjeshin për vepra kriminale janë në arrati si rasti i Gruevskit dhe i Koçanit. Këto raste ngjasojnë me rastin e 27 prillit, ku gjithashtu me mosveprim u lejua të ndodh ajo që ndodhi këtu në Kuvend. Kërkojmë nga Prokuroria që të hetojë ikjen e Gruevskit, ku dyshojmë se ka edhe aktorë politik. Qeveria e ka humbur moralin për të qeverisur me këtë shtet”, tha mes tjerash Sela, transmeton Alsat M.
Ne si ASH u bëjmë thirrje edhe partive tjera shqiptare në pushtet, që mos e mbështesin këtë propozim. Shpresojmë që ky propozim të mbesë vetëm propozim”, ka deklaruar Zijadin Sela.