Zion Williamson më në fund mori lejen për të luajtur dhe ai ngriti në këmbë NBA-në dhe “Smoothie King Center”, në ndeshjen e tij të parë.
Pas disa momenteve jo të mira në fillim, Williamson largoi nervat dhe ngriti në këmbë tifozërinë e fjetur në mënyrë të papritur në debutimin e tij në NBA, duke dhuruar spektakël nga gjuajtjet për tri pikë në çerekun e katërt, ndërsa e ktheu New Orleans Pelicansin në lojë ndaj San Antonio Spurs, shkruan sot Koha Ditore.
Një bazë e tifozëve në ankth u shpërblye për durimin prej 44 ndeshjeve gjatë atij shpërthimi të vogël, ku Williamson shënoi 17 pikë rresht – përfshirë katër tresha – për të treguar se ka arritur më në fund.
Ka marrë në dorë Pelicansin dhe synim ka për të marrë edhe ligën.
Nuk kishte rëndësi që Pelicansi nuk e mbajti ritmin kur Williamson u largua nga loja, duke pësuar në fund 121:117.
E nuk pati rëndësi as që Williamson u largua pas vetëm 18 minutave, pasi stafi mjekësore donte të kontrollonte me kujdes minutat e tij, para se të aktivizohet në maksimum.
“Unë nuk do ta nxjerrja atë në ato situata, po të mos më thuhej të bëja këtë”, ka thënë trajneri i Pelicansit, Alvin Gentry.