Për të dytën verë radhazi, në zyrat e Real Madridit do të diskutohet shumë për lojtarët që do të largohen para se për ata që do të afrohen.
Në skuadrën aktuale të Zidane janë 25 futbollistë dhe kur atyre t’i shtohen edhe 11 futbollistë që janë të huazuar, numri do të shkojë në 36.
Do të largohet edhe Areola, Zizu nuk e do si portier të dytë, ai do të kthehet te PSG.
Tashmë është e qartë, para se të nënshkruajë, Reali ka nevojë shumë të shesë, sidomos pas krizës që do t’i kaplojë skuadrat për shkak të koronavirusit.
Sipas Transfermarkt, duke vlerësuar gjithë lojtarët, Reali mund të arkëtojë së paku 121 milionë euro gjatë verës nga shitjet, ndoshta edhe më shumë.
Gareth Bale dhe James Rodriguez janë të parët që do të largohen, ata peshojnë shumë sidomos tani në këto kohë krize – së bashku fitojnë mbi 30 milionë në sezon andaj Florentino Perez do të tentojë gjatë verës t’i shndërrojë në para.
Pastaj Lucas Vasquez mund të largohet, po ashtu edhe Mariano, derisa është folur edhe për Nachon.
Odriozola gjithashtu mund të shitet, dhe përveç çmimit të shitjes, Reali do të përfitojë edhe në aspektin se do të bien shifrat e mëdha të pagave që marrin ata, për diçka që ka nevojë në këtë kohë krize për shkak të COVID-19.
Pogba dhe Mbappe janë lojtarët që i do patjetër në skuadër Zinedine Zidane, ndërsa nga 11 futbollistët e huazuar, sipas AS, tani për tani mund ta kenë fituar të drejtën e kthimit dhe të qëndrojnë në ekipin e parë, Martin Odegaard dhe Achraf.