Sot një zjarr ka përfshirë fabrikën e prodhimit të dyshekëve në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe tronditje për punëtorët dhe komunitetin lokal.
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh solidaritet të plotë me menaxhmentin dhe punëtorët, dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të mbrojtur vendet e punës.
AKB thekson rëndësinë e mbrojtjes së bizneseve prodhuese, që janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit social.