Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë në Gjakovë, ku policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.
Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, për Ekonomia Online tha se fatmirësisht deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa verifikimi i plotë i pasojave do të bëhet pas shuarjes së zjarrit.
“Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll. Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për pasoja në njerëz, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka deklaruar Elezaj.