Zyrtarët në Santa Barbara e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi një zjarr i madh i ndihmuar nga erërat e forta dhe temperaturat e larta ka depërtuar nëpër shtëpi.
Kjo ka bërë që 3 mijë e 200 banorë të zhvendosen.
Zjarri ka filluar që nga mbrëmja e së premtes, ndërsa qindra zjarrfikës janë angazhuar për t’i fikur flakët.
Ndryshe, dhjetëra zjarre kanë shpërthyer në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara perëndimore. Zjarret kryesisht janë ndihmuar nga nxehtësia, erërat dhe lagështia e ulët.