Zjarr në një ndërtesë në Japoni, dyshohet për 27 të vdekur

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 27 njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në qendër të Osakës, Japoni.

Sipas policië, dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht.

Mediat lokale thanë se viktimat kishin pësuar  “arrest kardiopulmonar”, një term i përdorur shpesh në raportet paraprake përpara se një vdekje të konfirmohej zyrtarisht. Të gjithë ata që dyshohet se kanë vdekur duket se kanë qenë në një klinikë kur ka ndodhur zjarri.

Zyrtarët e shpëtimit u lajmëruan për zjarrin të premten në mëngjes dhe ai u shua me sukses 30 minuta më vonë pasi u dogj në një sipërfaqe prej rreth 20 metra katrorë, tha departamenti lokal i zjarrfikësve, shkruan BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme