Zjarr në një parking në Durrës, digjen dy makina

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Dy automjete u shkrumbuan nga flakët mesditën e sotme në Durrës, ndërsa të tjerat arritën të shpëtohen.

Zjarrfikësit u angazhuan me disa mjete për neutralizimin e zjarrit, duke arritur të parandalojnë përhapjen e tij dhe të shpëtojnë tre automjete të tjera që ndodheshin pranë, shkruan A2CNN.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e flakëve që sollën djegien e dy mjeteve.

Të ngjashme