Në objektin e Ministrisë së Drejtësisë i cili ndodhet në qendër të Shkupit, ka shpërthyer zjarr.
Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit ndodhen në terren dhe po mundohen që të lokalizojnë zjarrin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Akoma nuk ka informacione për të lënduar ose të ngujuar në objekt, ndërsa pritet nga MPB që të jep më shumë informacione.
Përndryshe, objekti i Ministrisë së Drejtësisë në Shkup ishte njëri nga objektet që u rinovua në projektin e Shkupit 2014.