Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bagdad, ku 82 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë spitalin ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19.
Autoritetet bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 110 persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në spitalin Ibn al-Khatib në Bagdad, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit dhe forca të shumta policore.
“Ekipet e mbrojtjes civile janë ende në vendin e aksidentit, duke hetuar shkaqet që çuan në këtë zjarr, i cili shkaktoi humbjen e jetës së shumë pacientëve dhe shoqëruesve të tyre,”– sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë i Irakut.