Zjarret në Australi, zjarrfikësit duke bërë pushimin e tyre të parë pas 24 orësh

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra zjarrfikës vullnetarë u shpërndanë gjithandej pjesëve të Australisë, të cilat u prekën nga zjarret, pas temperaturave të larta.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa prej tyre kishin shansin të mbyllnin paksa sytë, vetëm rreth 24 orë “luftë” me zjarret, të cilat dogjën dhjetëra shtëpi.

Bëhet e ditur se shumë nga zjarrfikësit kishin udhëtuar me orë të tëra për të qenë në Buxton, në jug të Sidneit, për të ndihmuar në luftimin e flakëve gjatë të enjtes.

Të tjerët gjithashtu kishin kaluar javë duke luftuar me zjarret shkatërruese gjatë natës dhe fundjavave, vetëm për t’u kthyer në punët e tyre të ditës gjatë javës.

Ndërsa ishin të rraskapitur dhe të shkatërruar për të humbur dy nga ‘vëllezërit’ e tyre brenda natës, ekuipazhet thanë për Daily Mail Australia se ishin të befasuar nga bujaria e vendasve.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme