Zbulimi i 18 trupave të njerëzve pas zjarreve që mendohet se janë azilkërkues ka nxitur diskutime të reja rreth gjendjes së vështirë të atyre që janë në lëvizje në vend.
Autoritetet greke gjetën eshtrat e 18 personave në pyllin kombëtar të Dadias të martën, në rajonin verilindor grek të Evros, ku flakët vazhdojnë të përhapen.
Grupi, raportohet se përbëhej nga dy fëmijë dhe 16 të rritur, sipas mjekut lokal Pavlos Pavlidis, i cili tha se fëmijët ishin midis 10 dhe 15 vjeç.
Vendasve u është dashur të braktisin shtëpitë dhe mjetet e jetesës për t’u shpëtuar zjarreve pasi fshatrat dhe madje edhe spitali kryesor në Alexandroupoli, kryeqyteti i rajonit, u evakuuan.