Zjarret në Greqi shkaktojnë dëme në pyje dhe banesa

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 15:49 | Nga
Zjarret pas rajonit bregdetar Kalamos, 50 kilometra në veri të Athinës, me ndikimin e erërave të forta kanë përfshirë edhe qytetet fqinje në jug.
 Përkundër angazhimeve për shuarjen e tyre, zjarret në afërsi të kryeqytetit të Greqisë në Athinë, po vazhdojnë duke kapërcyer edhe në qytetet fqinje, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarret pas rajonit bregdetar Kalamos, 50 kilometra në veri të Athinës, me ndikimin e erërave të forta kanë përfshirë edhe qytetet fqinje në jug.

Në rajon ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme mijëra akra të sipërfaqes pyjore u shkatërruan. Në punimet e kërkim-shpëtimit po marrin pjesë 180 zjarrfikës, 70 automjete zjarrfikëse, si dhe dy avionë dhe një numër të madh i helikopterëve.

Për shkak të zjarrit i cili ka shkatërruar pyjet me pisha dhe ka shkaktuar dëme të mëdha te më shumë se 20 shtëpi, qindra njerëz, përfshirë edhe kampet e të rinjve dhe manastiri në rajon u evakuuan.

Në anën tjetër rrugët në rajon u mbyllën për qarkullimin, kurse tymi i dendur ndikon negativisht në një zonë të gjerë përreth.

Në Greqi vetëm dje duke filluar ishujt Zakinthos dhe Kefalonya në detin Jon kishin shpërthyer më shumë se 90 zjarre.

Të ngjashme