Brigada Industriale Profesionale e Mbrojtjes Kundër Zjarrit (BIPMKZ) përveç intervenimeve operative në shuarje të zjarreve në të tri Divizionet e KEK-ut, kryen intervenime edhe në lokacionet e Komunës së Obiliqit me të cilën kemi një bashkëpunim të shkëlqyer për situata të tilla.
Në vazhdën e intervenimeve që brigada e zjarrfikësve bën për komunitëtin e komunës së Obiliqit, gjatë këtij viti kishte intervenuar edhe në Kompaninë “Bast Trade”, shuarja e zjarrit në ketë kompani ishte realizuar në kohë optimale me ‘rast edhe intervenimi ishte cilësuar si shumë i sukseshmem. Kompania “Bast Trade”, në shenjë respekti dhe falenderimi ndau mirnjohje për BIPMKZ për kontributin e dhënë ne situata emergjente, me rastin e festave të fund vitit, kjo kompani ka shprehur dëshirën për të shpërndar edhe nga një dhuratë simbolike për zjarrëfikësit e BIPMKZ.
Ky është treguesi më i mirë që shërbimi i BIPMKZ po tregon një performance të mirë në situata emergjente.
Prandaj, kjo është edhe një dëshmi se përkundër sfidave të prodhimit dhe mbrojtjes së mjedisit, një ndër objektivat e KEK-ut, ka qenë dhe mbetet edhe ndihma e komunitetit në hapësirat ku operon.