Zjarrfikësit grekë po operojnë në fronte të shumta pas përhapjes së zjarrit

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Temperaturat në Greqi sot do të rriten deri në 41C. Banorët në kryeqytetin Athinë janë zgjuar sot për të kuptuar se tre zjarre po digjen për të dytën ditë me radhë pranë qytetit.

Observatori Kombëtar i Athinës ka lëshuar alarmin më të lartë të rrezikut nga zjarri në shkallë – Niveli 4, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zjarri më i madh duket të jetë në Dervenohoria, rreth 45 km në veriperëndim të Athinës, megjithëse zjarret në vendpushimin bregdetar të Atikës Lindore të Saronidës dhe jashtë Loutraki në Korinth janë gjithashtu aktive.

Qarkullimi po zhvillohet normalisht në pjesën më të madhe të rrjetit rrugor, me përjashtim të zonave pranë fronteve.

Shtëpitë dhe pronat po digjen, nga flakët apo tymrat janë vrarë kafshë shtëpiake, por deri më tani nuk raportohet për lëndime serioze në njerëz.

Tre zjarrfikës vullnetarë u desh të trajtoheshin në spitalin e Saronidës pasi pësuan lëndime në sy, raportojnë mediat lokale.

Autoritetet e sigurisë urdhëruan evakuimin e zonave të banuara dhe kjo po shkakton tensione me banorët që nuk duan të lënë pas pasuritë e tyre.

Të ngjashme