Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një banesë në rrugën “Hajdar Dushi” në qendër të Prishtinës.
Sikur shihet dhe në video-incizimet e Ekonomia Online, zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë një grua e cila kishte mbetur e ngujuar në ballkonin e banesës që po digjej.
Një tjetër femër është nxjerrë nga pjesa tjetër e ndërtesës. Të dyja janë dërguar me autoambulancë në QKUK.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se rreth orës 15:25 kanë pranuar një informatë për një rast zjarri në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.
Dëshmitarë thanë për EO se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar me rreth gjysmë ore vonesë.
Pamje nga djegia e banesës në Prishtinë dhe evakuimi i banorëve from Ekonomia Online on Vimeo.



