Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të Zjarrfikësve Shpëtues të Kosovës.
Në rrjetin social “Facebook”, Tahiri ka postuar një mesazh për MPB-në:
“Zjarrfikësit Shpëtues kanë të drejtë në kërkesat e tyre. Nuk është e lehtë të punosh për shpëtimin e njerëzve dhe të ndihesh i pashpëtuar.
Ministri i Punëve të Brendshme, edhe pse i treti brenda 1 viti në këtë dikaster, ka rolin dhe përgjegjësinë kryesore.
Hap debatin Ministër, kërko dhe gjejë zgjidhje, mos i lë shpëtimtarët të pashpresë duke protestuar në rrugë, madje të gatshëm që të hyjnë edhe në në grevë urie.
Tek e fundit, është e qartë se Kryeministri ka dhënë orientimin mbështetës.
Veprimi është në dorën e Ministrit!”