Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Kallarat të Himarës.
Mësohet se zjarri ka nisur nga oxhaku, ndërkohë që e moshuara gjendej e vetme në shtëpi, pasi fëmijët ishin në punë. Ajo nuk ka mundur të largohet, duke ndërruar jetë nga flakët.
Edhe pse zjarrëfikësja është lajmëruar për ngjarjen, nuk ka mbërritur dot në fshat për shkak të largësisë dhe rrugës shumë të keqe./Top Channel