Një duzinë njerëzish janë plagosur pasi që një zjarr i madh ra në mes një ndërtese apartamentesh në Bronx të Nju Jorkut.
Zjarri filloi në ndërtesën në cep të rrugëve të Commonwealth dhe Bronx River në Van Nest rreth orës 5:30 në mëngjes dhe u përhap në shumë kate.
Të paktën 12 persona janë plagosur, derisa bëhet e ditur se asnjë nga viktimat nuk është në rrezik për jetën. Detajet e mëtejshme të lëndimeve nuk janë bërë të njohura.
Zjarri vjen disa ditë pasi një tjetër zjarr kaploi qytezën, kur një 3 vjeçar duke luajtur me stufën zhkaktoi zjarrin që u mori jetën 12 personave.
Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë se tymi po del nga blloku i apartamenteve dhe Departamenti i zjarrit i Nju Jorkut (FDNY) u ka kërkuar banorëve që jetojnë aty të shmangin tymin.