Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga zjarri masiv në dy blloqe apartamentesh në Valencia.
“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga zjarri tragjik në Valencia të Spanjës. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën më të dashurit dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve”, ka shkruar Osmani në X (ish-Twitter).
Nga ky zjarr tragjik, raportohet se kanë vdekur 4 persona ndërsa janë zhdukur rreth 15.