Zjarri në Prevallë, arrin helikopteri i parë

Prishtinë | 12 Gus 2024 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ka disa ditë që bukuria e Prevallës po shkatërrohet nga zjarri që dyshohet të jetë i qëllimtë. Dhjetëra hektarë të zonës malore janë djegur dhe po digjen në vazhdimësi në njërën nga zonat më të bukura të Kosovës.

Shuarja e zjarrit është e vështirë për shkak të zonës së papërshtatshme malore. Sot është paralajmëruar ndërhyrja nga ajri.

Një helipoter ka arritur në këto moment dhe po monitoron situatën nga ajri. Nuk dihet ende nëse do të fillojë intervenimi me ujë nga ajri.

Helikopteri i KFOR-it po studion në çdo kënd situatën e djegies së kësaj zone.

Të ngjashme