Zjarri në zyrën e arkivës në stacionin policor në Drenas, dyshohet se u shkaktua nga një nxehëse elektrike

Drenas | 19 Jan 2021 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se shkaktari i zjarrit në zyrën e arkivës në stacionin policor në Drenas që ka ndodhur të hënën, dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike.

Sipas njoftimit të policisë, zjarri është shuar nga zyrtarët policorë dhe se rasti është lajmëruar edhe në porkurori.

“Është raportuar se në zyrën e arkivës në stacionin policor Drenas ka shpërthyer një zjarr i cili dyshohet se ishte shkaktuar nga një nxehëse elektrike. Zjarri është shuar nga zyrtarët policor me pajisje kundër zjarrit. Në vendin ku ka ndodhë zjarri kanë dalë njësitë relevante të policisë. Janë njoftuar IPK-ja dhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme