Mbi 80 zjarrfikës kanë intervenuar gjatë mesnatës dhe me vështirësi e shuan zjarrin e fuqishëm, që përfshiu një depo në pjesën jugore të Londrës.
Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale, shihet objekti i kapluar nga flakët, që ndodhet shumë pranë Tottenham Hotspur Stadium, transmeton Telegrafi.
“Kërkojmë që të evitoni kalimin me makina në afërsi të depos, ndërsa banorët e zonës këshillohen t’i mbajnë mbyllur dyert dhe dritaret” thuhej në raportin e lëshuar nga njësitet emergjente, që intervenuan në këtë rast.
Shkaktarët e zjarrit që përfshiu me shpejtësi bodrumin, katin e parë dhe tavanin e depos, ende nuk dihen, ndërsa bëhet e ditur se tashmë është fikur në tërësi, pas disa orë të përpjekjeve të vazhdueshme. Askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim, nga kjo fatkeqësi.
Rrugët rreth depos tani janë hapur dhe shikuesit që do të shkojnë pasdite të shikojnë lojën mes Tottenham dhe Southampton, mund të shkojnë pa problem deri në stadium.