Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetah Zejnullahu ka thënë se për tu evituar situata të rrezikshme nga Serbia për qytetarët e Kosovës, duhet të evitohet vizita e Serbisë.
Kështu thotë Zejnullahu pas ndalimit të dhjetë policëve të Kosovës nga Serbia, ku nëntë prej tyre tanimë janë liruar.
“Unë i denoncoj apo i bëj thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të veprohet direkt përmes rrugëve diplomatike. Unë mendoj që edhe institucionet tona e kanë bërë këtë, mirëpo qytetari i Kosovës donë të dijë se a ka vepruar institucionet apo përfaqësues të institucioneve direkt në rrugë diplomatike”, tha Zejnullahu në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ne e dimë se sistemi politik në Serbi nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, dhe çdo herë është kundër institucioneve të Kosovës”.
“Ne kemi pasur edhe deklarime nga institucionet e sigurisë për veprimet të cilat i bën ose organizimet që i bën Serbia për një revansh apo një sulm të mundshëm në Kosovë”.
“Rekomandimi im do të ishte që edhe në këtë rast përfaqësues të Policisë të Kosovës e sidomos struktura të larta të evitojnë vizitat në Serbi”.