Analist politik, Petrit Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se protestuesit e sotëm po të ishin të partive tjera do të përballeshin me masa tjera më rigoroze.
Thotë se ministri në detyrë do t’i hetonte nëse e kanë respektuar kohën e daljes.
Zogaj thotë se këta protestues janë përkrahës të VV-së, e kjo parti është në pushtet, ndërkaq, Sveçla thotë se është ministër e rrjedhimisht, këta kanë të drejtë të shkelin ligjin.
Statusi i plotë i tij:
Sikur keta protestues te ishin nga LDK/PDK dhe LV te ishte ne pushtet, ne situaten ku jemi, pra pandemia dhe kufizimet e levizjes, Xhelali si MPB, kishte me i hetu secilin pjesemarres ne kete proteste, me i pa numrat e tyre dhe a e kane respektu kohen e daljes sipas orareve. Por, ja qe nuk eshte kjo situata. Keta protestues jane perkrahes te LV, e LV eshte ne pushtet, Xhelali eshte minister, rrjedhimisht, keta kane te drejte te shkelin ligjin. Ky eshte standard 🙈