Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, gjatë vizitës zyrtare për përmbytjet në Teksas, u shfaq me atlete përkrah bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump.
Siç duket Melania dëgjoi kritikat e njerëzve që komentuan veshjen e saj në rrjetet sociale.
Melania kishte të veshur një këmishë të bardhë me pantallona të zi dhe kasketë bejsbolli në të cilën shkruan FLOTUS, shkurtesë kjo për zonjën e parë të Amerikës, First Lady of the United States.
Më herët ajo kishte veshur taka të larta në takim ngushëllues, ku u kritikua nga një numër i madh i shfrytëzuesve të rrjetet sociale.