Presidenti i ri i Francës dhe Brigitte Trogneux u takua me njëri-tjetrin për herë të parë në vitin 1992, kur Macron ishte vetëm 15 vjeç, një nxënës në një shkollë private në Amiens.
Brigitte, e lindur në një familje të pasur të biznesit të çokollatave në vitin 1953, ishte mësuesja e tij e letërsisë, në atë kohë një nënë e martuar me tre fëmijë.
Çifti u martua në vitin 2007. Ata nuk kanë fëmijë së bashku, por Macron thotë se tre fëmijët e tij dhe shtatë nipërit e mbesat e Brigitte janë familja e tij.
Brigitte Macron e ka shoqëruar gjatë fushatës bashkëshortin e saj, duke bërë selfie e duke dëgjuar shqetësimet e njerëzve. Ajo gjithashtu e ndihmonte Macron në përgatitjen e fjalimeve.
E apasionuar pas modës, stili i saj shpesh përshkruhet si “modern” në revistat franceze.
Ajo la punën në një shkollë të lartë Parisiane në vitin 2015 për të ndihmuar burrin e saj.
Ish-studentët e Liceut Saint-Louis de Gonzague e përshkruajnë atë si një femër entuziaste, dinamike plot alegri që dëshiron të ndajë pasionin e saj për autorët francezë.
Si zonjë e parë, ajo thotë se do të vazhdojë të përqendrohet tek të rinjtë.