Jill Biden ka zbukuruar Shtëpinë e Bardhë me mesazhe domethënëse.
Shtëpia e Bardhë u zbukurua gjatë ditës së djeshme me mesazhe që kishin fjalët si “shërimi”, “dhembshuria”, “dashuria” dhe “uniteti”, shkruan lajmi.net.
Jill Biden vendosi që t’i bëjë këto zbukurime me rastin e Shën Valentinit, duke ndarë mesazhe domethënëse në një periudhë të vështirë që po e kalon e gjithë bota.
Çifti Biden kanë ndarë disa fotografi ku shfaqen në oborrin e shtëpisë së zbukuruar me mesazhe në zemra.
“Siç mund ta dini, Zonja e Parë është e njohur për sensin e saj të humorit, dashurinë për të papriturat dhe festimin e traditave, veçanërisht me familjen e saj”, tha zyra e saj në një deklaratë.
“E di që viti i kaluar ka qenë i vështirë dhe i dhimbshëm për të gjithë ne. Shpresoj që mesazhi i Ditës së Shën Valentinit nga Jill të ju ndihmojë të ndriçoni ditën”, shkruan presidenti Joe Biden në një postim. /Lajmi.net/