Zotac e ka prezantuar zyrtarisht kartelën e vet grafike me ftohje të lëngshme RTX 2080 Ti ArcticStorm, duke e pajisur zgjidhjen e Nvidias nga segmenti i lartë me bllok të përshtatur të ujit me ndriçim SPECTRA 2.0 RGB, përcjell Overclock3D.
RTX 2080 Ti ArcticStorm do të jetë modeli premium në ofertën e Zortac, ndërsa GPU do të vendoset mbi modelin RTX 2080 Ti AMP Extreme. Kur bëhet fjalë për ndriçimin, kartela grafike i ka disa zona të adresueshme të ndriçimit RGB të cilat mund të kontrollohen me ndihmën e softuerit të ri të Zotac, FireStorm, shkruan KOHA Ditore.
Blloku i ujit i Zotac ArcticStorm është krijuar nga bakri i nikeluar dhe përdor mikrokanale 0.3mm për të siguruar performancë optimale të ftohjes në kombinim me një sistem ftohës të ujit.
Sa i përket specifikimeve, RTX 2080 ArcticStorm e ka taktin punues prej 1575MHz, që është për 35MHz më shumë nga ajo që ofron kartela referente Nvidia RTX 2080 Ti dhe për 60MHz më poshtë modelit Nvidia RTX 2080 Ti Founders Edition. Ky rezultat mund të përmirësohet nëpërmjet overclockimit, që është e mundur manualisht me ndihmën e teknologjisë skanuese Nvidia OV.