ZPS dorëzon aktakuzën e ndryshuar ndaj Bahtijarit dhe Januzit

Prishtinë | 19 Shk 2024 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se e ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar në rastin e Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit.

Në njoftimin e së hënës, thuhet se është qartësuar dhe saktësuar çështja dhe se “nuk është e padrejtë ose në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarve”.

“Në pajtim me vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 8 shkurt, ZPS-ja dorëzoi versionin e ndryshuar të aktakuzës fillestare kundër Januzit dhe Bahtijarit. Në vendim, Gjykatësi i Procedurës Paraprake erdhi në përfundim se aktakuza e ndryshuar, që mund ta gjeni këtu, jo vetëm që korrigjon mbiemrin e Bahtijarit po gjithashtu përmirëson qartësinë dhe saktësinë e çështjes dhe nuk është e padrejtë apo në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarve”, thuhet në njoftim.

Të dy, janë shprehur të pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas kësaj aktakuze ata bashkë me persona të tjerë që nuk identifikohen në versionin publik të aktakuzës, kanë kryer veprime siç është presioni ndaj dëshmitarit që të tërheqë dëshminë e tij duke përfshirë kontaktin me thirrje telefonike, mesazhe dhe duke i shkuar në shtëpi.

Të ngjashme