ZPS: Halim Berisha ka shoqëruar një viktimë të vrasjes për në kompleksin në Zllash, atje e ka parë Salih Mustafën

Prishtinë | 19 Sht 2024 | 11:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në përmbledhjen e lexuar nga prokurori Filipo De Miniçis, Halim Berisha duke respektuar një urdhër kishte shoqëruar një viktimë të vrasjes për në një kompleks në Zllashë ku edhe e kishte parë Salih Mustafën atje.

Sipas prokurorit, dëshmitari më pas kishte dëgjuar se viktima e vrasjes kishte vdekur pas përfundimit të ofensivës serbe.

Në prill të 99-ës, dëshmitari 04600 duke respektuar një urdhër ka shoqëruar viktimën e një vrasje në një kompleks në Zllashë. Dëshmitari ka parë Salih Mustafën i cili ka qenë duke qëndruar në një ballkon brenda kompleksit dhe ka shkëmbyer përshëndetjet dhe dëshmitari 04600 u largua. Drejtë fundit të prillit të 99-ës pas përfundimit të ofensivës serbe në Zonën e Zllashit dëshmitari 04600 ka mësuar që viktima e vrasjes kishte vdekur”, tha prokurori.

Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantuan disa fotografi ku iu kërkua që të bëjë identifikime. Për fotografinë e parë që iu prezantua, dëshmitari tha se e njihte vetëm Salih Mustafën aty.

“E njoh vetëm Salih Mustafën. Ka uniformë të larme të UÇK-së dhe kapelën e kuqe me embleme të UÇK-së”, tha dëshmitari.

Në një fotografi tjetër, dëshmitari identifikoi Rrustem Mustafën, Ramush Haradinajn, Rrhamna Ramën dhe Salih Mustafën

“Nga e djathta e imja është fotografia e parë është Remi- Rrustem Mustafa”, tha dëshmitari duke identifikuar edhe të tjerët.

Kurse, për fotografinë e tretë, dëshmitari tha se ishte Salih Mustafa, Ibrahim Mehmeti-Bimi, Adem Shehun dhe Fatmir Humollin. Për Humollin ai tha se e dinte që ka qenë në organizimin e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.

Tutje, për fotografinë e radhës dëshmitari tha se shihte Salih Mustafën, Sejdi Veselin dhe Valon Muratin.

Vlen të theksohet se me kërkesë të ZPS-së u pranuan në prova materiale këto fotografi duke u rrezuar edhe kundërshtimi i avokates së Kadri Veselit, Ann Rowan.

Rowan kishte kundërshtime sa i takon relevancës me arsyetimin se nuk dihet se ku janë bërë, kur janë bërë dhe në çfarë periudhë kohore. Ajo kërkoi që ZPS-ja të shpjegojë relevancën e tyre.

Lidhur me këtë, prokurori tha se këto fotografi përshkruajnë  persona me interes për këtë lëndë gjyqësore dhe gjithashtu vërtetojnë se që dëshmitari ka pasur njohuri lidhur me këto pyetje, çfarë anëtarësie ka pas UÇK-ja dhe çfarë marrëdhënie ka pas dëshmitari me këta persona.

Tutje, dëshmitari tha se sa është formuar Shtabi i Zonës së Karadakut është stacionua në Zllashë.

Në prova materiale u pranuan edhe deklaratat e dëshmitarit të dhëna më herët për autoritetet e drejtësisë por u klasifikuan konfidenciale përveç materialeve përcjellëse. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme