Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka marrë disa kërkesa lidhur me identifikimin e personit që dokumentet e tyre hetimore i çonte në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Nga Prokuroria është thënë se janë marrë 39 kërkesa që kanë të bëjnë me identifikimin e personit që i la dokumentet në zyrat e OVL-UÇK-së, transmeton Klan Kosova.
“Kemi marrë 39 kërkesa që kanë të bëjnë me identifikimin e personit që i ka lënë dokumentet në Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së. Kemi nxjerrë informacion lidhur me hapat e ndërmarra sa i takon zbulimit të identitetit të personit”.
“Bëhet fjalë për intervistë që ia kemi bërë të ditur edhe mbrojtjes. Nuk e dimë se çfarë duan të nxjerrin mbrojtja nëse kanë marrë orë të tëra regjistrime nga kamerat e rrugëve e do t’i shohin gjitha ato. Akuzat specifike kanë të bëjnë me ato që kanë bërë pas marrjes së informacionit të shpërndarjes”.