ZPS tenton t’i hedh poshtë dëshmitë e diplomatëve dhe ushtarakëve që dëshmuan pro Thaçit dhe të tjerëve

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdim të parashtrimeve, prokurori i ZPS-së, James Pache tentoi t’i minimizojë deklaratat e diplomatëve dhe ushtarakëve amerikanë e britanikë që dëshmuan në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve.

Pache tha se këta dëshmitarë nuk kanë pasur njohuri për aktivitetet e katërshes së UÇK-së e as për qëllimin e tyre.

“Dëshmitarët e mbrojtjes, si për shembull James Rubin, i anashkaluan komunikatat dhe deklaratat publike të UÇK-së si manipulime dhe propagandë.

Të nderuar gjykatës, ajo që del është se provat e kësaj çështje janë të mbushura me dokumente të cilat dëshmitarët e mbrojtjes nuk kanë pasur qasje, apo që mund të kenë pasur qasje por nuk i kanë parë.”- deklaroi prokurori. 

Të ngjashme